Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, mbajti tubim elektoral në Suherekë,
Në tubimin madhështor që u mbajt në Palestrën e Sporteve “13 Qershori”, tha se ky qytet po rikthehet në bastion të partisë më të vjetër në vend dhe se programin e tyre po e kopjojnë edhe partitë e tjera.
Abdixhiku theksoi se në fushatë nuk e ka ndërmend që të flas me gjuhën e urrejtjes.
“Urrejtjen, frustrimin, ndarjen e përçarjen ua lëmë atyre që nuk bën asgjë në katër vjet. Qytetarëve tanë iu japim zgjidhjen dhe shpresën, si dhe programin model”, tha Abdixhiku.