12 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, 2 janë në gjendje të rëndë

12 pacientë po trajtohen në Klinikën Infektive, 2 janë në gjendje të rëndë

U.d i drejtorit të Klinikës Infektive Arben Vishaj, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se në këtë klinikë janë duke u trajtuar 12 pacientë, ku 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ai më tej ka sqaruar se kanë kapacitete të mjaftueshme të oksigjenit dhe barnave, ngase numri i pacientëve është tejet më i vogël në krahasim më muajt e kaluar.

“Ne i kemi 2 pacientë në gjendje mjaft të rëndë dhe janë duke u trajtuar në mjekim intensiv. Një nga ta është edhe induktuar”.

“Në këto momente kemi kapacitete të mjaftueshme sepse kemi oksigjen te mjaftueshëm dhe sasi të barnave dhe një numër të vogël të pacientëve me Covid, në raport me atë që kemi pasur”.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive me Coronavirus është 114.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 575, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga Coronavirusi kanë vdekur 2 265.

Related Articles