Ylli 16-vjeçar Lamine Yamal është bërë kampion i Evropës me Spanjën, mbrëmë pasi mposhti Anglinë me rezultat 2:1.
Por po në të njejtën natë kampionë është shpallur edhe Lionel Messi me Argjentinën në Kupën e Amerikës, pas triumfit ndaj Kolumbisë.
Si rrjedhojë, Argjentina dhe Spanja do të përballen në edicionin e radhës në Finnalissimas, që zhvillohet midis kampionit të Evropës dhe atij të Amerikës Latine.
Kjo përballje do të zhvillohet vitin e ardhshëm.
Sipas shumë gjasave, ky do të jetë edhe takimi mes Lionel Messit dhe Lamine Yamal, 17 vjeç pas fotografisë ikonike të legjendës së Barcelonës duke e “bekuar” Yamalin.
Foto kjo që morri vëmendje të madhe gjatë Kampionatit Evropian. /Gazeta Enigma
17 më vonë, Messi dhe Yamal do të takohen në Finalissima
