17 pacientë të infektuar me coronavirus kanë humbur jetën brenda 24 orëve të fundit në Kosovë, teksa janë konfirmuar edhe 701 raste të reja pozitive.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës njofton se janë shëruar edhe 868 pacientë që ishin të infektuar me virusin SARS COV-2.
Numri total i rasteve pozitive është 100.135 raste nga 490.546 persona të dyshimtë në virusin SARS-COV-2 dhe 2.039 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 85.196 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.900.