Me nisjen e “Love Island” për herë të parë në Shqipëri, duket se nisi sërish vera, ditët e nxehta dhe më e rëndësishmja: dashuria. Mbrëmjen e djeshme, në puntatën e parë të programit, pas shumë ngjarjesh, u formuan 5 çiftet e para.
E nëse jeni kuriozë nëse mes të rinjve ka pasur siklet apo nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët, duhet t’ju themi që ka ndodhur e kundërta.
Mbrëmjen e djeshme ka ndodhur puthja e parë mes një çifti. Bëhet fjalë për Salionin dhe Amadean. Por ajo nuk ishte e vetmja puthje…
Teksa të gjithë konkurentët ishin duke festuar natën e parë brenda në shtëpi, lumturia dhe emocioni, i bënë Amadan dhe Sofilën të shkëmbejnë një “baby kiss”. Menjëherë pas kësaj puthje ka qenë Salioni ai që është afruar dhe Amadea e ka puthur.
E mesa duket, “shkëndijat” e para të dashurisë sapo nisën…