2 ushtarë rusë shpallen fajtorë për krime lufte në Ukrainë

2 ushtarë rusë shpallen fajtorë për krime lufte në Ukrainë

Dy ushtarë rusë janë shpallur fajtorë për bombardimin e një qyteti në Ukrainën lindore,  në gjyqin e dytë të krimeve të luftës që kur trupat ruse pushtuan vendin, shkruan The Guardian.

Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov pranuan se ishin pjesë e një grupi ushtarësh që qëlluan disa objektiva në rajonin e Kharkiv nga rajoni Belgorod në Rusi. Forcat ruse shkatërruan një institucion arsimor në qytetin e Derhachi, thanë prokurorët.

Bobikin dhe Ivanov u kapën pasi kaluan kufirin.

“Unë jam plotësisht fajtor për krimet për të cilat jam akuzuar. Ne qëlluam Ukrainën nga Rusia,” tha Ivanov gjatë gjyqit.

Ivanov u shpreh i penduar duke kërkuar ulje të dënimit. Prokurorët kërkuan që ushtarët të dënohen me 12 vite burg për shkelje të ligjeve të luftës.

Vendimi pritet  të merret më 31 maj. 

Related Articles