20.000 euro apo puthje dhe seks, çfarë zgjedhin konkurrentët në Kepin e Tundimeve?

20.000 euro apo puthje dhe seks, çfarë zgjedhin konkurrentët në Kepin e Tundimeve?

Konkurrentët e Kepit të Tundimeve u zgjuan herët në mëngjes nga alarmi i tmerrshëm që ra në vilën e tyre te Kepi i Tundimeve.



Më pas, ata mësuan se në vilë ka disa rregulla që duhet t’i respektojnë, në të kundërt do të ketë penalizime.

Djemtë dhe vajzat nuk duhet të shkëmbejne puthje, nuk duhet të kenë marrëdhënie intime dhe duhet të flenë në dy vila, djemtë më vete dhe vajzat më vete.

Në fillim të lojës, secili prej tyre ka një buxhet prej 20 mijë eurosh dhe vlera ulet sa herë që ata thyejnë rregullat. Megjithatë, shumica prej tyre, ndonëse i tundon shuma e larta e parave, duket se tundohen më shumë nga njëri-tjetri.

“Unë i dua sfidat”, tha Fatjona, ndërsa Atdheu tha se me këto rregulla “më mirë iki që tani”.

Është e sigurt se çfarë do të ndodhë në vilën 1 dhe vilën 2 të Kepit të Tundimeve, do të jetë interesante.

Related Articles