26 vende në garë, sot finalja e madhe e “Eurovision”

26 vende në garë, sot finalja e madhe e “Eurovision”

Finalja e 68-të e Eurovision Song Contest zhvillohet këtë të shtunë në Malmo të Suedisë.

26 vende përfaqësohen në garën më të madhe muzikore në botë. Me më shumë shanse deri tani konsiderohej kënga kroate e Baby Lasagna, por pak para finales po përmendet gjithnjë e më shumë edhe kënga izraelite e Eden Golan, përfaqësueses 20-vjeçare nga Izraeli, që ndodhet në vendin e dytë te këngët me më shumë shanse për fitoren.

Konflikti në Gaza e ka shoqëruar këto ditë këtë eveniment. Megjithëse unioni i transmetuesve evropianë, EBU përpiqet të pengojë që konflikti në Gaza të hedhë hije mbi muzikën, protestat e kanë shoqëruar.

Mijëra vetë në Malmo kërkuan këto ditë përjashtimin e Izraelit për shkak të ofensivës në Gaza.

Ndryshe, Shqipëria me këngën “Titan” të Besës nuk arriti të kualifikohej në finale.

Related Articles