Dafina Zeqiri ka reaguar në rrjetet sociale për shkak të një komenti ofendues nga një ndjekës, raporton Gazeta “Enigma”.
Në ditëlindjen e të dashurit të saj Kreshnikut, Dafina i ka bërë një dhuratë të veçantë që u komentua shumë, por kishte edhe ndjekës të këngëtares që ironizuan me dhuratën e saj .
Këngëtarja ka vendosur ta ndaj me ndjekësit e saj një mesazh privat që i është dërguar asaj, ku komentuesi ka ironizuar Dafinën për lidhjet e saj në të kaluarën.
Komentuesi kishte shkruar: “Veç mos ia le në emër të tij se ty nuk të zgjatë ma shumë se gjashtë muaj e të shkon Ferrari kot.”
Në përgjigje të këtij komenti, Dafina kishte shkruar: “A thua gruaja jote a krenohet me komentin që dërgon ti për një grua tjetër që punon fort dhe ia bën burrit një dhuratë të merituar. Po më vjen gjynah për atë çikë tënden çfarë babai ka.”
Me këtë reagim, Dafina ka treguar se nuk e toleron ofendimin dhe është e gatshme të mbrojë imazhin e saj dhe të të dashurit të saj nga komente të pasjellshme në rrjetet sociale.