Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 597.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.648, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,132 persona.https://f31695ffd082b08052641882586f1e7b.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-38/html/container.html
Në 24 orët e fundit janë dhënë 15 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.268 doza të vaksinës.
Deri më sot 820.020 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 99.787 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.