97 vjet nga vdekja e “Heroit të Popullit”, Avni Rustemit

97 vjet nga vdekja e “Heroit të Popullit”, Avni Rustemit

Në vitin 1914 mori pjesë në trupat vullnetare që luftuan kundër bandave të andartëve grekë.

Organizoi në vitin 1918 demostratën e popullit të Vlorës kundër trupave pushtuese italiane. Kreu kolegjin arbëresh të Shën Adrianit në Shën-Mitër dhe më pas studimet e larta për pedagogji në Universitetin e Romës (1919).

Avni Rustemi, më 13 qershor 1920 vrau me atentat në Paris E. Toptanin.

Në fund të vitit 1920 u kthye në Shqipëri dhe filloi menjëherë ngritjen e organizatave profesionale të arsimtarëve; bashkoi të gjitha shoqëritë demokratike të vendit në federatën “Atdheu” (1921).

Më pas themeloi shoqërinë “Bashkimi”. Avni Rustemi vdiq pas një atentati që iu bë në Tiranë më 22 prill 1924.

Në varrimin e tij në Vlorë me një pjesëmarrje të madhe të popullit u mbajtën fjalime të zjarrta nga përfaqësuesit e forcave demokratike. Kjo ngjarje afroi shpërthimin e Lëvizjes së Qershorit 1924.

Related Articles