Beniada, Monika dhe Beatrix ishin zgjedhur për ta kryer një mision që iu ka dhënë Vëllai i Madh.
Misioni kishte të bëjë me fshehjen e disa kafshëve që do futeshin brenda në shtëpi.
Në fillim ato ia dolën të largonin pulën, më pas delen dhe një qen.
Por kafsha e katërt nuk do të ishte sfidë e lehtë për to.
Një gomar u gjend në lavanderi dhe Beniada nuk dinte sesi ta menaxhonte mbajtjen e tij në fshehtësi.
Pa mundur të gjejë dot një zgjidhje, Beniada e dorëzuar vendosi të hypte mbi gomar dhe të provonte fatin ta nxirrte në korridor.
Sigurisht që menjëherë pas daljes banorët e evidentuan kafshën dhe vrapuan për ta parë nga afër.
Me ardhjen e gomarit misioni u deklarua i dështuar duke pasur si rezultat edhe ndërprerjen e tij./Gazeta Enigma/