Gjatë ditës së premte në media rozë u raportuar se nga shtëpia e famshme do të largohej Big Mama, e që gjatë natës së spektaklit kjo gjë doli të jetë e vërtetë. Pasi pas një debati me Antonela Berishën, Big Mama kërkoi të largohej menjëherë nga shtëpia.
Ndërsa, pa u bërë 24 orë nga dalja e saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”, Big Mama i është kthyer punës, respektivisht dasmave.
Nga burime të sigurta, “Prive.al” e ka të konfirmuar se ajo është këngëtarja kryesore në dasmën e futbollistit të njohur nga Maqedonia, Mevlan Murati.
Eventi është mbajtur mbrëmë në Maqedoni dhe si i tillë vetëm sa i shton “benzinë zjarrit” se dalja ka qenë e planifikuar.
Dihet që datat për këngëtarët caktohen muaj e madje edhe vite më herët dhe në asnjë variant, çifti nuk do të rrezikonte që të llogariste në “televotim” apo “daljen vullnetare” të Bigit që mbërriti sonte të jetë pjesë e eventit, raporton prive.
E ka menduar Big Mama saktë sa do të rrijë brenda e kur të dalë? Këtë më së miri e di vetëm ajo./Gazeta Enigma/