Sarah në Big Brother VIP është zgjuar e përlotur nga gjumi. Shkak është bërë një makth që ajo pa në ëndërr lidhur me familjarët e saj.
Mes lotësh, ajo u tregoi banorëve për makthin që pa, derisa ata u përpoqën ta qetësonin dhe ta shpërqendronin nga kjo situatë e vështirë.
“M’u duk sikur isha në ashensor dhe u mbush me ujë. Unë nuk po merrja frymë dhe vetëm thërrisja mamin, babin dhe motrën. O Zot sa jam trembur, ashensori tregonte vetëm numrin e shtëpisë së shoqes time por vetëm tek shtëpia ime nuk më çonte”, tha ajo e përlotur.