Modelja, Arbenita Ismajli, është bërë nënë për herë të parë, duke sjellë në jetë fëmijën e saj me reperin, Fero Fera, por në ditën më të lumtur të saj, ajo përjetoi një dhimbje të madhe. Arbenita humbi babain e saj.
Arbenita ka publikuar një foto të babait të saj në Instagram, duke shkruar shkruar: Ti do të mbetes gjithmonë në mendjen time. Tregojuni më të dashurve se i doni ata, sepse kurrë nuk do ta dini kur do t’i humbisni.
Këtë lajm e ka bërë të ditur edhe motra e Arbenitës, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Unë kam raportu me gjakftohtesi vazhdimisht per rastet e reja me Covid dhe viktimat. Nje nga viktimat sot u bo edhe babi jem, motivi i jetes teme, pa te cilin sedi a do te gjej force me per jete Allahu n’Xhenet o babaluq i jem… Shume e luta Zotin veq edhe nja tre muj me tlon me ne, se kurre nuk tu nda puna e spatem mundsi me u knaq”, ka shkruar motra e Arbenitës.