Ish-fituesi i “Big Brother” dhe Kledi i dërgojnë mesazhin e fortë Donaldit me tre parashuta

Ish-fituesi i “Big Brother” dhe Kledi i dërgojnë mesazhin e fortë Donaldit me tre parashuta

Fluturimi i parashutave mbi oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” është kthyer në një refren.

Disa parashuta mbërrijnë çdo ditë me mesazhe të ndryshme për banorët nga fansat apo familjarët e tyre. Mirëpo, asnjëherë nuk kishim parë tre parashuta njëkohësisht dhe për një banor.

Këtë e kanë realizuar sot një nga ish-fituesit e “Big Brother VIP”, Anaid Kaloti, dhe Kledi për Donaldin. Së bashku me disa fansa ata i kanë dërguar aktorit tre balona.

Në njërën shihet fotoja e Spiderman duke u puthur me MJ, në njërën shkruhet “Bota është e jotja, Donaldi demi. Jemi gaz” dhe në njërën prej tyre shkruhej “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret-9 janar”.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale shkruajnë se këto parashuta kanë qenë një mesazh i koduar pasi sot Bora feston ditëlindjen. Anaidi ka qenë një nga personat që e ka mbështetur këto kohë Borën dhe ka dalë hapur kundër lidhjes së Donaldit me Beatrix.

Megjithatë, as Anaidi as Kledi nuk kanë pohuar diçka të tillë dhe në këto kushte ka shumë vend për interpretime të ndryshme./Gazeta Enigma/

Related Articles