Shefi i Diplomacisë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Përmes rrjetit social “Instagram”, Vuçiq është shprehur se ky takim është zhvilluar ballë për ballë me komisionarin evropian.
Sipas raportimeve, besohet se temë diskutimi mes Borrell dhe Vuçiq ka qenë vazhdimi i procesit të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, Borrell dhe Vuçiq pritet që të kenë një konferencë të përbashkët rreth orës 15:00