Reperi i njohur kosovar Mozzik, gjithmonë tregon mbështetjen e madhe që ka për ish-krerët e UÇK-së
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se do të ishte mirë që në librat e Historisë të shkollave fillore të futet historia, themeli dhe bazamenti i shtetit tonë,.
Ai u shpreh se do të ishte bukur që brezat e rinj të mësojnë për UÇK-në
Postimi i plotë:
“Sa e bukur kishte qenë që në Librat e Historisë të shkollave fillore në lëndën e historisë të futet historia,themeli,bazamenti i shtetit tonë.
Sa e bukur kishte qenë që brezat e rinjë të mësojnë për UÇK-në .
Bile ka shku gjatë pa e rekomandu në shkolla thelbin e historisë së Kosovës #UÇK
Njëra nga idetë që historia të mbahet e rifreskuar e të kalon në gjitha gjeneratat besoj është kjo .
#Arsimi #UÇK #Historia”
/GAZETA ENIGMA/