Ka vdekur sot ish-ushtarja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe infermiere aso kohe, Vjosa Qerimaj.
Ishin familjarët e saj ata të cilët e bënë të ditur përmes rrjeteve sociale lajmin për vdekjen e Vjosës.
“Motra jonë Vjosa na la sot. Ajo ka shërbyer si ushtare e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si infermiere në kohët më të vështira për ushtarët e plagosur, dhe me nevojë mjekësore. Kontributi i saj nuk do të harrohet kurrë, dhe do të na mbajë krenar gjithë jetën.”, thuhet në njoftimin e tyre. /GAZETA ENIGMA/