Einxhel dhe Donaldi sot kanë diskutuar për Pavarësinë e Kosovës.
Donaldi ishte ai i cili ka filluar duke treguar se ka kërkuar fotografinë e Adema Jasharit për t’i bërë një portet.
Ai i ka thënë Einxhelit se donte ta realizonte portretin me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, e cila kremtohet këtë të enjte më 17 shkurt.
Nga kjo filloi edhe debati mes Donaldit dhe Einxhelit, teksa kjo e fundit ka këmbëngulur se Pavarësia e Kosovës është me 16 shkurt.
Donaldi qeshte me habi teksa shihte Einxhelit që nuk kishte ide rreth datës.
Kujtojmë se Donaldi dhe Einxhel kanë pasur debate të ashpra mes vete, por që i kanë lënë anash./Gazeta Enigma/