Modelja Beniada Nishani ka qenë e para nga 4 finalistët që ka lënë shtëpinë.
Ëndërra e saj për çmimin e madh është mbyllur këtu.
Nga televotimi, i cili ishte i hapur gjthë javën ku publiku duhet të zgjidhte fituesin, më pak e votuar ka qenë Beniada, duke humbur kështu mundësinë e fitimit të çmimit të madh.
Tashmë një tjetër televotim është hapur për tre finalistet e mbetur, Einxhel, Donald, Ilir se kush duhet të shpallet fitues.