Beatrix dhe Donaldi shihen se i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas aventurës në Big Brother VIP.
Pas një mbrëmjeje ku nuk u panë në shoqërinë e njëri-tjetrit për asnjë moment.
Slogani “No fake stories” është i njohur për të gjithë fansat e tyre.
Me këtë slogan, Donaldi e identifikoi raportin e tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Mirëpo, sipas Trixës, slogani është i rremë.
Ajo ka postuar sot një modifikim ku i heq pjesën e parë të fjalisë dhe e lë vetëm “fake stories” apo në shqip, histori të rreme.