Raporti i VoRAE-së: Pёrfshirja e grave rome, ashkalike dhe egjiptiane nё partitё politike vazhdon tё jetё e ulёt

Raporti i VoRAE-së: Pёrfshirja e grave rome, ashkalike dhe egjiptiane nё partitё politike vazhdon tё jetё e ulёt

OJQ ”Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” në bashkëpunim me ”Terre des hommes” dhe fondacioni ”HEKS” kanë publikuar raportin ”Perspektiva gjinore në partitë politike nga radhët e komuniteteve ashkali, egjiptian dhe rom në Kosovë”.

Qëllimi i këtij raportit, ndër të tjera është të analizojë situatën e tanishme të grave rome, ashkalike dhe egjiptiane brenda partive politike në Kosovë si dhe të rekomandojë partive politike që të mbështesin gratë për të qenë në pozita udhëheqëse.

Sipas këtij raporti, pёrfshirja e grave rome, ashkalike dhe egjiptiane nё partitё politike dhe nё skenёn politike vazhdon tё jetё e ulёt si nga numri ashtu edhe nga pёrmbajtja pavarёsisht kuotёs gjinore si dhe vendeve tё garantuara nё Kuvend.

Në raport thuhet se shumica e partive politike nuk kanё paraparё prioritete dhe masa pёr ngritjen e pjesёmarrjes sё grave nё programet e tyre partiake dhe vetёm njё parasheh me statut pjesёmarrjen e obliguar prej 30%. Për gratë e reja egjiptiane, rome dhe ashkalike, mbështetja nga familja është theksuar të jetë faktori kryesor i cili ndikon në (mos) përfshirjen e tyre në politikë.

Sfidat me të cilat përballen gratë dhe vajzat egjiptiane, ashkalike dhe rome për tu qasur në pozita vendimmarrëse dhe proceset vendimmarrëse mund të ndahen në sfidat që ndërlidhen me faktorët shoqërorë dhe sfidat që ndërlidhen me faktorë institucionalë dhe partiakë.

Si sfida që ndërlidhen me faktorët shoqërorë listohen: mentaliteti shoqëror dhe rregullat e pashkruara brenda komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian (paragjykimet e llojit që një grua duhet të qëndroj në shtëpi dhe të kujdeset për burrin, fëmijët, prindërit, “të ruaj moralin dhe nderin e familjes”etj.), diskriminimi, mungesa e besimit të elektoratit tek gratë, mungesa e vetëbesimit të grave dhe vajza si dhe martesat.

Ndërsa si sfida që ndërlidhen me faktorë institucionalë dhe partiakë: diskriminimi dhe gjuha e ofenduese në jetën politike, mos mbështetja nga partitë dhe institucionet, rekrutimi joformal, nepotizmi, mos respektimi i kuotave të punësimit dhe mungesa e transparencës dhe llogaridhënies nga institucionet.

Më tej, në raport janë nxjerrur disa rekomandime për partitë politike dhe për institucionet.

Related Articles