Delegacioni rus ka mbërritur në Bjellorusi për rundin e dytë të bisedimeve më Ukrainën ka bërë të ditur udhëheqësi i delegacionit rus Valadimir Medinsky, mediumin rus Rusia 24, rapaporton CNN.
Vladimir Medinsky ka bërë të ditur se delegacioni ukrainas është rrugës për në Bjellorusi për bisedimet, shkruan Gazeta Enigma.
Delegacioni ukrainas pritet të mbërrijë të enjten në mëngjes me orën tonë lokale në Bjellorusi.
“Shërbimet speciale bjelloruse sigurojnë plotësisht sigurinë në Bjellorusi, ushtria e jonë (ruse) ka siguruar një kalim të sigurt për lëvizjen e delegacionit ukrainas përmes Ukrainës”, ka thënë Medinsky duke e falenderuar Bjellorusinë për pritjen e dy delegacioneve.
Delegacionet nga Ukraina dhe Rusia për situatën në Ukrainë do të përfaqësohen nga të njëjtët anëtarë që ishin në rundin e parë ka njoftuar agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA./GazetaEnigma/