Boksieri shqiptar, Florian Marku, ka njoftuar se do të rikthehet në ring këtë vit në muajin korrik.
“Mezi pres që t’ia sjellë tifozëve të mi triumfin. Në korrik do të rikthehem në ring”, ka shkruar në rrjetet sociale boksieri shqiptar.
Kujtojmë që boksieri nga Lushnja, Florian Marku, në boksin profesionist ka bilanc impresiv, nga 9 meqe sa i ka zhvilluar, ka vetëm një barazim kurse 8 i ka fituar, 6 nga to me nokaut. Meqin e fundit Marku e ka zhvilluar në muajin shkurt kundër britanikut Rylan Charlton, të cilin e fitoi me nokaut në rundin e 8-të.