Don Xhoni dhe Mozzik vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari”

Don Xhoni dhe Mozzik vizitojnë kompleksin memorial “Adem Jashari”

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si Mozzik, së bashku me Xhonatan Isufin (Don Xhoni), kanë vizituar sot kompleksin memorial “Adem Jashari”, në nder të Epopesë së Kosovës.

Mozzik, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar “I përjetshëm kujtimi për ty, komandant Adem Jashari dhe familjen tënde, që u sakrifikuat për lirinë që ne sot e gëzojmë”, raporton Gazeta ‘Enigma’.

“I përjetshëm kujtimi për ty, komandant Adem Jashari dhe familjen tënde, që u sakrifikuat për lirinë që ne sot e gëzojmë! Sot në homazhe me Don Xhonin, djalin më të mirë të Drenicës”, ka shkruar Mozzik./Gazeta Enigma/

Related Articles