Sot dalin në shitje biletat për miqësoren Kosova – Burkina Faso, FFK-ja e zbulon orën dhe pikat e shitjes

Sot dalin në shitje biletat për miqësoren Kosova – Burkina Faso, FFK-ja e zbulon orën dhe pikat e shitjes

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot në orën 13:00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen miqësore

 Kosovë – Burkina Faso e cila zhvillohet më 24 mars në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

FFK-ja ka bërë të ditur se shitja e biletave do të bëhet në mënyrë fizike, në dy pika të kompanisë Artmotion në Prishtinë – në Pejton (rruga Perandori Justinian) dhe në Grand Hotel (Sheshi Zahir Pajaziti).

Krahas miqësores me Burkina Fason, “Dardanët” do të përballen edhe me Zvicrën e Shaqirit e Xhakës në udhëtim më 29 mars.

Related Articles