Aktorja e njohur e komedisë, Tiffany Haddish, ka qenë mbrëmë (e diel) e ftuar në ceremoninë e madhe të ndarjes së çmimeve, “Oscars 2022”.
Ajo u prezantua me një fustan elegant si në tapetin e kuq, ashtu edhe në pas-ndejën e organizuar nga “Vanity Fair”.
Aktorja Haddish është dukur joshëse edhe në para-ndejën e “Oscars”, të organizuar një ditë para mbrëmjes së madhe të ndarjes së çmimeve.
Veshjen e saj në këtë para-ndejë, ajo ia kishte besuar stilistit të njohur kosovar, Valdrin Sahiti.
Ky i fundit kishte zgjedhur që aktoren e famshme ta vishte me një nga kreacionet e prezantuara më herët gjatë këtij viti.
Bëhet fjalë për të njëjtin fustan që kishte veshur aktorja Monika Lubonja në një nga netët e spektaklit Big Brother VIP – kur banorët morën të gjithë si dhuratë veshje të dizajnuara nga Valdrini.
Fustani i zi është i gjatë deri te shputat dhe ka një detaj argjendi në pjesën e dekoltesë.Monika e kishte veshur këtë fustan në kuadër të festës së Vitit të Ri, kur stafi kishte befasuar banorët, duke iu sjell në shtëpi veshje të realizuara enkas nga stilisti i njohur kosovar./Gazeta Enigma/