“Pse nuk martohesh?” Monika u përgjigjet fansave

“Pse nuk martohesh?” Monika u përgjigjet fansave

Aktorja shqiptare Monika Lubonja është ndër personazhet më të komentuara pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip.

Së fundmi aktorja ka zhvilluar dhe një bashkëbisedim me ndjekësit e saj, ku nuk kanë munguar pyetjet e shumta për çështje të ndryshme.

Fansat kanë qenë kurioz që të dinë sa më shumë rreth saj, duke e pyetur që nga projektet, jeta private e deri te marrëdhënia me ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Një ndër ta e ka pyetur edhe se kur do të martohet Monika.

“Pse nuk martohesh, je ende e re dhe e freskët?” i shkruan ndjekësja.

“Sepse jam në kërkim, nuk ka dalë akoma princi” ia ka kthyer me nota humori aktorja.

Related Articles