Modelja e njohur, Arbenita Ismajli, ka vendosur të agjërojë, me nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Mirëpo, duket se nuk po e kalon lehtë këtë periudhë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ku ka treguar vështirësitë që ka gjatë ditës.
Arbenita ka zbuluar se është mësuar të konsumojë tre, katër vakte, prandaj nuk e ka të lehtë të agjërojë.
“Shikoni si po më dridhen duart, pasi jam mësuar të ushqehem tre-katër herë në ditë”, ka shkruar modelja.
Kujtojmë që prej disa muajsh, ajo dhe reperi Fero, janë bërë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Nina.