Donaldi flet për herë të parë për Bora Zemanin: Uroj që Bora të shkrihet

Donaldi flet për herë të parë për Bora Zemanin: Uroj që Bora të shkrihet

Donald Veshaj ish banori i “Big Brother Vip” edhe gjatë qëndrimit në shtëpi por, edhe pas daljes mbetet kryetemë e mediave rozë.

Ai prej që përfundoi romancën me këngëtaren e njohur kosovare Beatrix Ramosaj, pas përfundimit të udhëtimit të tij brenda shtëpisë së “BBV”, është përfolur për një ribashkim me moderatoren shqiptare Bora Zemanin ish të dashurën e tij.

Deri tani aktori nuk ka folur publikisht asnjëherë rreth ndarjes së tij me Borën por, sot ai theu heshtjen për këtë temë.

Përmes një postimi në InstaStory ai tha disa fjalë ku lë të gjthë të kuptojnë që është pishman për humbjen e Borës, e këtë e dëshmojnë më së miri këto vargje.

“Nuk kam folur që nga mbarimi i Big Brother sepse unë besoj që çdo gjë që kisha për të treguar e thashë aty me të mirat e të këqiat e mia dhe jam i lumtur për eksperiencën por i penduar për humbjen time aty ; një humbje që po mundohem ta rifitoj që në momentin që dola e këtu nuk po flas për çmimin e madh”./Gazeta Enigma/

Postimi i plotë:

Related Articles