Johnny Depp e quan ish të dashurën “zhvatëse franceze”

Johnny Depp e quan ish të dashurën “zhvatëse franceze”

Johnny Depp e ka quajtur ish të dashurën e tij Vanessa Paradis një “zhvatëse franceze” në një email që ia kishte dërguar Elton John dhe tha se ajo ishte përpjekur t’ia shpërlante trurin dy fëmijëve të tyre. Avokatët e Amber Heard publikuan një mori mesazhesh të dhunshme në një proces gjyqësore me plot të papritura

Johnny Depp ka vazhduar të flet të enjten në gjyqin e tij 50 milionë dollarësh të iniciuar për shpifje nga ish gruaja e tij, Amber Heard.

Depp pohoi se Heard e ka “bullizuar” atë duke i thënë se fëmijët e tij nuk e duan dhe që ai ishte një “baba i keq”.

Ai po ashtu ka thënë që fëmijët e tij – të cilët ai i ka me ish të dashurën Vanessa Paradis – nuk e donin Heard.

Por, për ta kundërshtuar këtë, avokatët e Heard ndanë një email që Depp ia kishte dërguar Elton Johnit më 2013.

Aty thuhet se atij fëmijët “i kishin rënë në qafë” për Heard dhe së Paradis po përpiqej që t’ia shpërlante trurin fëmijëve kundër tij. Ai po ashtu e quajti Vanessa Paradis një “zhvatëse franceze”.

Depp i tha gjykatës një ditë më herët që i jep kreditë Elton Johnit që i ndihmoi atë të jetë esëll në këtë çështje.

Depp ka paditur Heard për 50 milionë dollarë për një artikull të botuar në Washington Post në të cilin ajo përshkruan se si ishte viktimë e abuzimit dhe dhunës në familje. Ajo ka bërë një kundër padi me vlerë 100 milionë dollarë.

Java e dytë e këtij gjyqi përfundoi dje për të vazhduar të hënën e ardhshme.

Related Articles