Këngëtarja e njohur e skenës shqiptare, Leonora Jakupi, ka vendosur të bëjë një ndryshim së fundmi në pamje.
Ajo ka bërë një transformim të mahnitshëm duke u kthyer në një bionde të theksuar.
Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë në InstaStory, duke treguar se ndryshimi u bë nga stilisti Kaci Lleshi.
Ylli nga Drenica duket në formë të mrekullueshme dhe kjo e ka bërë të shfaqet edhe më tërheqëse.
“Bionde”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë imazhit.
Leonora gjatë kësaj kohe ka qenë më pasive në muzikë, ndonëse ishte më e fokusuar në jetën personale.