Një performancë vërtetë elektrizuese e ka dhuruar këngëtarja shqiptare Ronela Hajati në hapjen e gjysmëfinales së parë të festivalit kontinental Eurovision Song Contest, i cili këtë vit zhvillohet në Torino të Italisë.
Nën tingujt e këngës së saj “Sekret”, Hajati bëri që i gjithë stadiumi të çohet në këmbë e të kërcejë nën ritmet shqiptare, teksa disa përshëndetje speciale në shqip nuk munguan nga artistja.
Aq më pak, nuk mund të mungonte flamuri shqiptar në vendin fqinj, ku u pikas disa herë nga kamerat e regjisë italiane.
Hajati e çeli zyrtarisht një festival të gjatë me këmbën e mbarë.
Teksa, sipas të gjitha sondazheve, Shqipëria ka shanse të mira të kalojë në natën finale.