Komisioni Evropian: Shtetasit e huaj të vaksinuar kundër COVID-19 të lejohen të udhëtojnë në BE pa kufizime shtesë

Komisioni Evropian: Shtetasit e huaj të vaksinuar kundër COVID-19 të lejohen të udhëtojnë në BE pa kufizime shtesë

Komisioni Evropian ka rekomanduar që shtetasit e huaj që janë plotësisht të vaksinuar kundër COVID-19 dhe ata që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike të lejohen të udhëtojnë në vendet e Bashkimit Evropian pa kufizime shtesë.

“Komisioni propozon të lejojë hyrjen në BE për arsye jo thelbësore jo vetëm për të gjithë personat që vijnë nga vendet me një situatë të mirë epidemiologjike por edhe të gjithë njerëzit që kanë marrë dozën e fundit të rekomanduar të një vaksine të autorizuar nga BE”, thuhet në komunikatën e Komisionit.

Tutje, Komisioni propozon të rishikohen rastet me COVID-19 për të përcaktuar një listë të vendeve nga të cilat duhet të lejohen të gjitha udhëtimet

“Kjo mund të shtrihet deri në vaksinat që kanë përfunduar procesin e renditjes emergjente të OBSH-së. Përveç kësaj, Komisioni propozon të rishikohen rastet me COVID-19 për të përcaktuar një listë të vendeve nga të cilat duhet të lejohen të gjitha udhëtimet“, vazhdon komunikata e Komisionit.

Related Articles