Prej pak kohësh po qarkullon lajmi se këngëtarja me origjinë shqiptare dhe futbollisti Trent Alexandër Arnold janë në një lidhje dashurie.
Kjo pasi futbollisti postoi në profilin e tij të Instagramit pamje duke festuar me këngën e Dua Lipës. Menjëherë pas kësaj fansat kanë etiketuar këngëtaren gjatë këtij momenti të futbollistit.
Kënga “One Kiss” u bë shkas që fansat e të dyve të dyshonin se mes tyre ka nisur një romacë.
Por këtyre zërave futbollisti i jep fund gjatë një interviste duke thënë se ky është thashethemi më i çuditshëm që ka dëgjuar për veten e tij, madje ka treguar me humor se dhe mamaja e tij e kishte pyetur nëqoftëse ky lajm ishte i vërtetë përgjigja që ai i ka kthyer nënës së tij ka qënë:
“Mami, unë qëndroj në shtëpi çdo ditë. Mendoj se do ta dije nëse po dilja me dikë dhe do ta dije me patjetër nëse do ishte ajo”, rrëfeu ai./Gazeta Enigma/