Reperi i njohur “Cllevio” është arrestuar nga Policia në Shqipëri, pasi sipas një komunikate, i njëjti ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Kjo masë ishte caktuar ndaj tij pasi që akuzohej për veprat penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” dhe “Mbajtje pa leje e armëve të ftohta”.
Sipas kësaj komunikate, gjatë kontrollimit, “Cllevios” i është gjetur lëndë narkotike cannabis sativa dhe tri thika, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.
Kujtojmë, se “Cllevio” vite më parë ishte anëtar i grupit “TBA” dhe mbante nofkën “Hudra”, e që akoma edhe sot gëzon respektin nga anëtarët e këtij grupi, teksa para pak javësh është liruar pas 13 muajve burgim.
“Cllevio”, sot ka publikuar në rrjeti social “Instagram” disa video, ku shihet me lot në sy, teksa dëgjon këngën e tij.
Para kësaj, video ai ka shkruar se reperi e ka lënë atë me pasoja.