Këngëtarja e njohur kosvare Beatrix Ramosaj, së fundmi ka qenë njëra nga personazhet më të komentuara të showbizit vendor, shkruan GazetaEnigma.
Pjesëmarrja e saj në BBV 2, ishte arsyeja kryesore pse Trixa ishte në qendër të vëmendjes, ku aty krijoi një romancë me aktorin e njohur shqiptar, Donald Veshaj, gjë që përfundoi me ndarje menjëherë pas përfundimit të formatit të “BBV 2”.
Para pak çastesh Beatrix, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, se me rastin e ditëlindjes së saj, ku do t’i mbushi 28 vite, do të publikojë këngën e radhës.
Projekti i radhës nga Trixa, titullohet “Vone”. / GazetaEnigma