Biznesit të Noizyt në Durrës i është vënë tritol.
Ngjarja është regjistruar këtë të mërkurë në lagjen nr.13 të qytetit.
Në butikun e rrobave, të marrë me qira nga shtetasi Bashkim Rajku, është vendosur një sasi lëndë plasëse e cila ka shpërthyer rreth orës 04:24.
Vetëm disa minuta më vonë, Noizy ka dhënë dëshminë e parë përpara bluve të qytetit bregdetar.
Ai ka deklaruar se është konfliktuar shpesh, por momentalisht dyshimet i ka vetëm tek reperi Kleviol Ahmeti i njohur si Cllevio, pasi janë konfliktuar dy ditë më parë.
Nga shpërthimi janë regjistruar vetëm dëme të shumta materiale, ndërsa policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë, shkruan Euronews.