Para pak ditësh Arkimed Lushaj ose i njohur me emrin e artit si Stresi festoi 35-vjetorin e tij, i cili në këtë ditëlindje vendosi të surprizojë fansat me publikimin e këngës së tij më të re me titullin “Coco”.
Nga ana tjetër reperi mori një surprizë shumë të bukur nga miqtë dhe shokët e tij të cilët e befasuan me praninë e tyre, tullumbace, zbukurime dhe një atmosferë e bukur me miqtë ishte ditëlindja e stresit.
Në këtë ditëlindje rreperi vendosi ti bënte dhe vetes së tij një dhuratë dhe jo pak të shtrenjtë, një makinë audi që kushtoi “112 mijë euro”
Mes shumë miqve dhe figurave të njohura brenda ditëlindjes së tij u vu re mungesa e Noizyt me të cilin vendosën të bëheshin miq pas shumë viteve, për këtë gjë ai tregoi se e ka lenë me Noizyn të festojnë kur të fitojnë secili nga 10 milion euro nga një këngë. /Gazeta Enigma/