Mozzik në lidhje të re dashurie? Publikon foto krah një femre

Mozzik në lidhje të re dashurie? Publikon foto krah një femre

Mozzik komentohet shumë për jetën profesionale si dhe për atë personale.

Ai u komentua jashtëzakonisht shumë për lidhjen, ndarjen, ribashkimin dhe më pas ndarja për herë të dytë me Loredanën.

Pak ditë më parë ishte Loredana së pari që u përfol për një lidhje të mundshme, e vetëm një ditë pas këtyre lajmeve, Mozzik postoi disa imazhe të tij ku vëmendje mori mbishkrimi.

“Kjo verë nuk do të më gjejë beqar.”, kishte shkruar reperi.

E sot ai ka trazuar rrjetin me një storje të cilën e ka postuar në profilin e tij të ‘Instagramit’.

Në fotografi shihet pranë një femre, teksa u tregua i kujdesshëm duke mos zbuluar identitetin e saj, por vetëm duke mbajtur këmbën e saj me njërën dorë teksa pozonin në pasqyrë.

Sipas lokacionit të vendosur sipër imazhit dyshja ndodhen së bashku në Milano të Italisë.

Kujtojmë se Mozzik së fundi ka publikuar bashkëpunimin me Taynën dhe Butrint Imerin këngë kjo e titulluar “Pare”, e cila u publikua në të njëjtën kohë me bashkëpunimin e ish partneres, Loredana me Noizyn.

Të dyja bashkëpunimet kishin garë mes vete, ku edhe për pak ditë kanë grumbulluar miliona klikime.

Related Articles