Megi Pojani është një ndër personazhet më dinamikë të televizionit shqiptar. Ndonëse është një figurë publike mjaft e zhurmshme, kur vjen puna te jeta e saj personale, Megi është mjaft e fshehtë.
Mirëpo, edhe pse “showgirli” i televizionit është munduar që të tregohet diskrete, disa detaje të vogla nuk na kanë shpëtuar dhe na kanë shtyrë të mendojmë se ajo dhe futbollisti shqiptar Endri Çekiçi janë në një lidhje.
Ajo është duke shijuar disa ditë pushimi në ishujt ekzotikë të Afrikës dhe a gjeni dot kush e shoqëron?! Po, Endri Çekiçi.
Megi ka publikuar një foto nga ishulli Seychelles duke darkuar por tavolina është e njëjtë me atë tek fotoja e futbollistit të Konyaspor dhe Kombëtares kuqezi.
Ndoshta, këto foto janë bërë “me dashje” dhe kanë dashur vetë që të japin një shenjë, ndërkohë ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim për një reagim nga vetë të zotët e punës.