Prokuroria Themelore e Prishtinës, ka filluar hetimet për pajisjen me pasaportë diplomatike të dizajnerit, Valdrin Sahiti.
Lajmin e ka bërë të ditur ish-këshilltari i Albin Kurtit, Durim Berisha.
Berisha ka thënë duke ironizuar se tani drejtësia duhet të konsideroj nëse shitja e fustanëve konsiderohet interes i jashtëzakonshëm shtetëor.
“Pra Prokuroria e Shtetit i ka bartur Prokurorise Themelore kerkesen per te hetuar pajisjen e paligjshme me pasaporte diplomatike te Valdrin Sahitit. I mbetet institucioneve te drejtesise te konsiderojne nese shitja e fustanave konsiderohet interes i jashtezakonshem shteteror.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Ndryshe Sahiti ka pranuar se posedon pasaportë diplomatike të cilën ka thënë se e meriton.