Fryerja e barkut është diçka që ne të gjithë e përjetojmë herë pas here, veçanërisht pas një vakti ushqimi.
Ekspertët kanë përshkruar se shenjat që tregojnë se barku juaj i fryrë është shqetësues.
Dietologia gastroenterologjike, Sammie Gill tha se gratë kanë më shumë gjasa të përjetojnë fryrje gjatë ciklit menstrual, si rezultat i luhatjeve të hormoneve.
Sipas saj arsyeja më e zakonshme e fryrjes janë gazrat në zorrë, shkruan The Sun.
Kjo mund të shkaktohet nga disa ushqime dhe pije, gjithashtu mund të shkaktohet edhe nga ngrënia e shpejtë.
“Ka lloje të ndryshme të fryrjes, për shembull fryrje që është e vazhdueshme ose fryrje që vjen dhe shkon gjatë ditës. E para është më pak e zakonshme. Kjo e fundit shpesh mund të menaxhohet përmes dietës dhe stilit të jetesës”, është shprehur ajo.
Ka katër shenja që Sammie vuri në dukje si një arsye për të bërë një vizitë tek mjeku.
“Nëse vëreni se fryrja që po përjetoni është e vazhdueshme, e dhimbshme, e tepruar ose po ju prek çdo ditë, shkoni dhe vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm”, është shprehur ajo.
Ndryshe, sipas saj është e nevojshme një vizitë tek mjeku kur fryrja e tepërt shoqërohet me simptoma të tilla si dhimbja, zakonet e ndryshuara të tualetit, gjakderdhja ose humbja e padëshiruar e peshës.