Sot, është lansuar edhe një bashkëpunim i ri muzikor.
Fjala është për dyshen Mc Kresha dhe Luana Vjollca të cilët sot kanë publikuar projektin e ri muzikor.
Kënga titullohet “Nuk o ka ma qet” dhe është kompletuar edhe në aspektin vizual.
Për tekstin e këngës janë përkujdesur Aida Baraku dhe Mc Kresha ndërsa për muzikën Armend Rexhepagiq.
Dyshja janë mjaft aktive me publikimin e projekteve të tjera dhe po shijojnë sukseset e projekteve muzikore.