Rina Balaj performon në festivalin grek, merr vëmendje me linjat trupore (FOTO)

Rina Balaj performon në festivalin grek, merr vëmendje me linjat trupore (FOTO)

Këngëtarja nga Istogu, prej kohësh është zhvendosur në Greqi atje ku po jeton dhe punon për projekte të reja bashkë me partnerin e saj, Sin Boy.

Rina Balaj ka lënë koncertet në Kosovë teksa nuk po mungon për t’i mbajtur ato në Greqi.

Artistja e shumë hiteve ka shkëlqyer me paraqitjen dhe performancen atje, ndërsa së fundmi edhe ka ndarë disa imazhe në llogarinë e saj në Instagram.

“Zhytur në kristale swarovksi”, ka shkruar Rina në mbishkrimin e imazheve.

Rina u shfaq veshur me një set të gjelbërt dy pjesësh të cilin e kombinoi me një palë çizme të gjata po të njëjtës ngjyrë.

Gjatë performancës ajo mori vëmendje me linjat fantastike të cilat i gëzon falë angazhimit të saj në palestër.

Rinës në skenë iu bashkua edhe reperi Sin Boy me të cilin përveç që është në lidhje, dyshja numërojnë edhe disa bashkëpunime që kanë rezultuar mjaft të suksesshme.

Related Articles