Ish-miss Kosova, Agnesa Vuthaj, sot ka raportuar në Policinë e Kosovës se në shtëpinë e saj në Çagllavicë kanë hyrë hajnat dhe i kanë vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe stolish të çmuara nga ari.
Demokracia.com ka mësuar ekskluzivisht se shtëpia e bukuroshes Agnesa Vuthaj në Çagllavicë ka qenë objektiv i hajnave dhe asaj i është vjedhur një sasi e madhe e parave cash (para të gatshme) dhe stolive të arit.
Vjedhja mësohet se është raportuar edhe nga vetë ajo në Policinë e Kosovës.
Demokracia.com ka kontaktuar me ish-missin Agnesa Vuthaj, e cila pasi i ka dëgjuar pyetjet rreth vjedhjes në shtëpinë e saj, e ka ndërprerë thirrjen dhe më nuk është lajmëruar fare.