Këngëtarja e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj ka qenë sërish në fokus të mediave rozë.
Një koment i saj në një nga fotot e ish-konkurrentit të “Përputhen”, Andi Artani është parë si një fillimi i një romancë të mundshme mes tyre.
Por, Beatrix ka qenë e shpejt për të mohuar këta zëra përmes disa postimeve në Twitter.
Në një postim të parë ajo ka thënë se do të filloj të ruhet nga komentet që bën në rrjetet sociale.
Teksa më vonë, këngëtarja deklaroi se aktualisht është beqare dhe e fokusuar në vetën.
“Do filloj të ruhem, nuk do i komentoj më as nënës se mos na lidhin bashkë, jam beqare. Jam duke u fokusuar vetëm tek vetja”, ka shkruar Beatrix në postim.
Kujtojmë që Beatrix u kthye në një prej personazheve më të komentuar në showbizz pas pjesëmarrjes së saj në Big Brother VIP.
Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme Beatrix krijoj një lidhje dashurie me aktorin Donald Veshaj, romancë kjo që u përfol dhe paragjykua nga publiku për shkak se ky i fundit ishte i lidhur në mënyrë romantike edhe me moderatoren Bora Zemani dhe fansat i shihnin si çift.
Lidhja e Beatrix me Donaldin ishte jetëshkurtër dhe u ndërpre menjëherë pas përfundimit të BB VIP.
Ndërsa, prej kohësh thuhet se Donaldi dhe Bora janë ribashkuar pasi janë parë së bashku në disa moment.