Një 61-vjeçar në Fier ka rënë në prangat e policisë pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar për tri vepra penale.
Mbi 61-vjeçarin me iniciale M.B, rëndonin akuzat ”Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, pas procedimit penal të nisur në vitin 2019 nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese, me vendimin e datës 08.03.2022, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Grup i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale./TCH