Modelja shqiptare, Arta Elezaj, po vazhdon të jetë shumë aktive dhe një emër mjaft i ndjekur në rrjete sociale.
Ajo po shijon pushimet në një vend të veçantë, ndërsa ka marrë vëmendje me fotografitë që ka publikuar në Instagram.
Kaçurrelja nga Klina shfaqet në formë të mahnitshme në një palë bikini ngjyrë të verdhë.
Ndonëse nuk ka vënë ndonjë përshkrim krahas fotografive, ajo mori komplimente të shumta nga miqtë e ndjekësit.
Ish-aktorja e “O sa mirë” përflitet vazhdimisht për për luksin dhe pushimet e shtrenjta që bën nëpër vende të ndryshme.
Ndërsa që nga seriali i lartpërmendur, Elezaj nuk ka qenë e pranishme në ndonjë projekt tjetër.
Sido që të jetë, është mjaft e pëlqyer dhe vetëm në Instagram numëron mbi 240 mijë njerëz.